ZYRTARE/ Ska më dyshime, supertalenti nënshkruan me Barcelonën
Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona prej muajsh po punonte për rinovimin e talentit 18-vjeçar, Pablo Gavi, i cili ishte akoma nën kontratë me ekipin B. Pas largimit të Miralem Pjanic, rruga u hap për Gavin për t’u bërë pjesë zyrtare e ekipit A. Barcelona blindon kështu talentin i cili synohej nga ekipe si Liverpool dhe Bayern Munich.
Kontrata e re sipas reportimeve, i premton Gavit një rritje drastike të rrogës në 6 milionë euro që më parë ishtë vetëm 100 mijë euro. Me kontratën profesioniste, Gavi është i detyruar të ndryshojë edhe numrin në fanellë sipas rregullave të La Liga që detyron klubet të vendosin numrat nga 1 deri në 25 për lojtarët e ekipit të parë. Për Gavin është rezervuar një numër legjendar, ai 6 i trajnerit Xavi që luante pikërisht ne të njëjtin pozicion.