
Schalke 04 ka emëruar trajnerin e ri. Dimitros Gramozzis (Gramozi) është trajneri i ri i klubit nga Bundesliga, që pak ditë më parë shkarkoi Christian Gross. Për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendit të fundit në renditje, gjermanët kanë ndëruar gjashtë herë trajnerin këtë sezon.
Ajo që bie në sy është fakti se trajneri i ri, Gramozzis është me origjinë të largët shqiptare. Gjyshërit e tij janë nga Pogoni, teksa kanë emigruar drejt Greqisë para vitit 1915.
Vetë Dimitros ka lindur në Gjermani dhe mbase nuk është folës i gjuhës shqipe. Veç trajner i moshave, Gramozzis ka drejtuar edhe ekipe si Koln, Kairzeslauten dhe Hamburger, ndërsa ka një eksperiencë edhe në Greqi e Qipro.
Poll