Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Samir Ujkani var ‘dorezat’, ish-portieri i Shqipërisë dhe Kosovës njofton tërheqjen nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Samir Ujkani var ‘dorezat’, ish-portieri i

Samir Ujkani është tërhequr nga futbolli. Është vetë portieri që bën të ditur lajmin me një postim në rrjete sociale. Ujkani i jep fund një karriere shumë të gjatë, por zbulon se nuk do t largohet nga futbolli. Gardiani ka futur veten e tij në historinë e futbollit shqiptar ku ka dhënë kontribut të vlefshëm për Kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës.

-POSTIMI I UJKANIT-

30 vite më parë, si një djalosh 5 vjecar morra topin e futbollit në, këmbët e mija dhe që nga ai moment, topi I futbollit ishte pjesë e jetës sime. Nuk e kam pritur e imagjinuar asnjëherë se do të përjetoi një rrugëtim kaq të bukur e të mbushur me kaq shumë momente kënaqësie. Ai fëmijë që dikur ishte 5 vjecar, u detyra të largohej nga Kosova, për t'u shndërruar në një djalosh e në një burrë, në një futbollist që më vonë do të kthehej sërish në Kosovë, ndërmjetë dy shtyllave të mbrojtur triumfalisht portën e saj.

Ashtu sikur për gjithcka tjetër në jetë, ka ardhur koha që të them lamtumirë.

Nuk jam as i mërzituar e as i trishtuar, në fakt ndihem shumë i qetë dhe shikoj me krenari të jashtëzakonshme rruëgimin tim futbollistik dhe karrierën time, duke qenë i vetëdijshëm se kam qenë me shumë fat që kam përjetuar një eksperiencë unike dhe të mrekullueshme.

Ky rrugëtim më ka dhënë mundësinë të njoh shumë njerëz, pothuajse në cdo qytet ku kam jetuar dhe kujtime të pashlyeshme për cdo fanellë që e kam bartur me krenari dhe që do të jenë pjesë e rëndësishme e jetës sime.

Falenderime të pa fund për Tielt Academy, Ingelmuster, RSC Anderlecht, FC Palermo, Novara FC, Chievo Verona, Genoa CFC, Latina Calcio, Pisa SC, Cremonese, Rizespor FC, Torino FC, Empoli FC.

Faleminderit për ekipin kombëtar të Shqipërisë FSHF, e mbi të gjitha, faleminnderit vendlindjes sime dhe kombëtarës sime FFK.

Po ashtu është koha për t'i falënderuar të gjithë ata me të cilët e kam ndarë këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të cilët dua t' i falënderoj duke i karakterizuar, sepse 100 faqe nuk do të mjaftonin> duke i përmendur me emra.

Faleminderit shumë për të gjithë: Presidentët, drejtorët sportiv, trajnerët, trajnerët e portierëve, doktorët, fizioterapistët, e deri tek mirëmbajtësit e zhveshtoreve, faleminderit për të gjithë ata persona, të cilët kam pasur kënaqësinë t'i takoj gjatë karreirës sime.

Faleminderit shumë për bashkëlojtarët e mij, kudo dhe në cilëndo kohë të karrierës sime. Disa prej tyre janë bërë shokët e mi për gjithë jetën, mirëpo të gjithë ata kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin tim si futbollist.

Faleminderit për Federico Pastorello, dhe vëllaun tim të madhë Jimmy Fontana, që më kanë përcjellur si agjentët tim, gjatë karrierës sime si profesionist.

Faleminderit për të gjithë tifozët, që janë bukuria, kuptimi dhe japin shpirt këtij sporti të mrekullueshëm.

Në fund, faleminderit familjes sime që gjithmonë më ka përkrahur pa kushte: nënës Mete, babait Sadik, vëllaut Emir, motrës Liridona, bashkëshortës Efnan, vajzës sime Ilayda dhe djalit tim Keyan. Se harrova... cdo fund, sjellë një fillim të ri, dhe fillimi im i ri, po nis tani... do t'ju njoftoi së shpejti.

Përqafime....

Samiri

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga