Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Roberto Mancini prezantohet në Arabi, ja kontrata "faraonike"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Roberto Mancini prezantohet në Arabi, ja kontrata
Roberto Mancini është prezantuar pasditen e sotme në Riad si trajneri i ri i Arabisë Saudite. Gjithashtu Mancini foli para mediave për herë të parë si trajner i “sheikëve”. “Kam filluar të flas me Federatën Arabe në mes të gushtit. Është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Unë jam këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët. Kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka”, është shprehur tekniku italian. Kujtojmë që Mancini dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane pas përplasjeve me presidentin e Federatës. Teksa me Arabët, italiani ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe do të fitojë rreth 30 milionë euro në sezon.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga