
Crystal Palace nuk ka mundur të “kapërdijë” rezultatet negative të javëve të fundit. Drejtuesit kanë shkarkuar menjëherë trajnerin francez, Patrick Vieira.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku tregon se tashmë palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
“Klubi i futbollit Crystal Palace mund të konfirmojë se Patrick Vieira është larguar nga posti i tij si trajner i ekipit të parë.
Tre anëtarë të stafit të trajnerit të Patrick – Osian Roberts, Kristian Ëilson dhe Said Aigoun – janë larguar gjithashtu nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubi anglez.
Crystal Palace ka theksuar gjithashtu se klubi po punon për të gjetur sa më shpëjt një timonier të ri që mund t’i besojnë skuadrën në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Aktualisht renditën në vendin e 12 me 27 pikë.