Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zyrtare/ PSG me trajner të ri, shkarkohet Blanc

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtare/ PSG me trajner të ri, shkarkohet Blanc

Laurent Blanc nuk do të jetë më trajneri i skuadrës franceze për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vendosur në marrëveshje me trajnerin të zgjidhin kontratën. Në shpërblim tekniku do të marrë një shumë prej 22 milionë eurosh. Mungesa e sukseseve në Champion Leauge duket se e kanë shtyrë klubin drejt këtij vendimi.

Vendin e tij në drejtimin e klubit do ta marrë ish-trajneri i Sevijas, Unay Emery. Klubi ka ndërmend të nis një cikël të ri zhvillimesh dhe projekti kërkonte një frymë të re. Ky ka qenë justifikimi i francezëve për vendimin e marrë.

’Në momentin që klubi ynë ka nisur një cikël të ri, doja të falënderoja Blanc për të gjithë atë që ka bërë në vitet e fundit për sa i takon lojës së skuadrës dhe rezultateve të arritura. I uroj suksese në sfidat e reja që e presin”, ka qenë komenti i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Tags:

BOTA bota

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga