Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Problemet në zemër, futbollisti i Premier League ndërpret karrierën (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Problemet në zemër, futbollisti i Premier League
Problemet në zemër po kthehen në një problem shumë të madh vitet e fundit për futbollistët. Makthi i Eriksen është akoma i freskët në mendjet e shikuesve. Gjithashtu edhe Sergio Aguero u detyrua të ndërpresë karrierën pa nisur mirë aventurën e tij me Barcelonën. Së fundmi një tjetër futbollist detyrohet të ndërpresë ëndrrën e tij. Enock Mëepu është mesfushori i Brighton në Premier League i cili u transferua nga Salzburg verën e kaluar për 23 milionë euro. Ish-shoku i ekipit me Haaland, pas analizave mjekësore të cilat dolën negative, u këshillua nga mjekët të tërhiqet nga futbolli. Këtë sezon ai ka luajtur 6 ndeshje duke dhuruar edhe një asist në fitoren 5-2 me Leicester City. Si futbollist, Mëepu është ndër lojtarët që nuk rresht së vrapuari në fushën e lojës duke luajtur edhe shumë pozicione. Një “xhol” që tashmë duhet të varë këpucët në gozhdë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga