Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtare/ Pas Lukiç vjen largimi i dytë nga Flamurtari, mbrojtësi nuk kthehet në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT

Nertil Hoxha nuk do të jetë më një futbollist i Flamurtarit. Mbrojtësi i majtë ka ndërprerë kontratën me klubin vlonjat dhe newsport.al mëson se nuk do të kthehet në skuadrën bregdetare për të vijuar pjesën e dytë të kampionatit.

20-vjeçari që u afrua në verë nga të rinjtë e Partizanit, te Flamurtari u aktivizua vetëm 66 minuta në tri ndeshje në kampionat, të tria si zëvendësues.

Mbrojtësi i majtë nuk ka bindur stafin teknik dhe si rezultat, mes palëve është gjetur akordi për të ndërprerë kontratën, një zgjidhje që është cilësuar edhe si një anë pozitive për vetë futbollistin e ri, sepse tani Hoxha do të ketë mundësi të gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht.

Pas Slavko Lukiç, Nertil Hoxha është largimi i dytë zyrtar nga skuadra e Flamurtarit dhe pritet që shumë shpejt, klubi të lajmërojë përmes një njoftimi zyrtar, këtë lëvizje.

[caption id="attachment_70451" align="alignnone" width="495"]nertil Nertil Hoxhaj kur aktivizohej me Partizanin[/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga