Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dinamo e kalon turin, ka trajner me përvojë”, Duro analizon ekipet e Superiores: S’e prisja nga Egnatia! Partizani? Ka të bëjë ç’lojtarë sjell në ekip

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo e kalon turin, ka trajner me përvojë”, Duro
Shpetim Duro, ©BalkanWeb

Vllaznia mban lart “flamurin kuqezi” deri më tani në Evropë. Shkodranët kaluan në fazën e dytë kualifikuese të Conference League, pasi mposhtën Daugavpils. Ndërkohë që Partizani u eliminua nga Conference League pas humbjes me Kalju në “Air Albania”. Egnatia në krahun tjetër dështoi në Champions League dhe do të luajë në fazën e dytë të Ligës së Konferencës përballë Dinamo Minsk.

Në një intervistë të dhënë për “News24”, trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro ka bërë një analizë të thellë për ekipet shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke përmendur edhe Dinamon që luan në fazën e dytë të Conference League me Atletic Escaldes.

Dy nga tre ekipet e para, Egnatia dhe Partizani u eliminuan nga Evropa që në raundet e para, kaq dobët jemi Duro, është Evropa pasqyra e vërtetë e nivelit të futbollit tonë? Ku po gabojmë vit pas viti? 

Eufori qysh në momentin e hedhjes së shortit. Shikoj deklarata të papërgjegjshme, që tentojnë që në momentin e parë, të kalojnë fazën e grupeve. Sido që të jetë, ne jemi skuadra shqiptare. Ne duhet të ngjitemi shkallë-shkallë.

Duro, e prisje eliminimin e Egnatias, për më tepër në atë formë, 5-0 ndaj Breidablik?

Nuk e prisja. Egnatia nuk po bën hapin e duhur në Europë, në 3 pjesëmarrje, është eleminuar që në turin e parë. Gjithsesi, ka fat, shpresoj që në Conference League të rikuperojë. Pashë momente euforie te Egnatia pas ndeshjes së parë. Nuk e kanë marrë seriozisht rivalin, edhe interpretimi në pjesën e parë linte shumë për të dëshiruar. Egnatia nuk e meritonte atë rezultat. Të shikojmë në vijim.

Të shqetëson ky eliminim, kishte përballë një ekip në vendin e tre në Islandë, pse kjo diferencë kaq e madhe?

Ky ishte momenti euforik, pasi menduan se fituan këtu. Egnatia është më lart në nivelin financiar. Është skuadër që para dy sezonesh kaloi në fazën e grupeve në Conference League, ndërsa Egnatia nuk e ka atë eksperiencë.

Vijojnë aventurën në turin e dytë të Conferencë League, luajnë kundër bjellorusëve të Dinamo Minsk, mendon se do të kalojnë këtë pengesë, sa shanse i jep Egnatias? Do ishte një zhgënjim nëse nuk kalojmë asnjë tur në Evropë?

E njoh mirë presidentin e Egnatias, ai kërkon shumë, por duhet të vlerësohet rivali. Egnatia duhet të reagojë për të justifikuar atë ekip që ka patur në kampionat dhe atë investim të presidentit.

Një eliminim të rëndë, besoj, pësoi dhe Partizani përballë estonezëve të Kalju, e prisje, çfarë bëri keq Partizani?

Edhe në ndeshjen e parë, dominoi rivali. Edhe në ndeshjen e kthimit, Kalju përdori strategji të caktuara, u mbrojt dhe shfrytëzoi atë momentin e duhur. Partizani nuk bëri para spektatorëve të vet atë lojë. Kundërshtari, thashë, një rival që është në vendin e katërt në Estoni, të eleminojë Partizanin, është një goditje e rëndë. Kjo është goditje e rëndë për të gjithë. Kjo është që duhet t’i kalojnë shkallë-shkallë turet.

Ishte ky një dështim i paralajmëruar që një vit më parë, me ato largime masive?

Nuk jam dakord. Partizani është emër i madh, ka të bëjë fakti se çarë lojtarësh sjell. Partizani humbi kampionatin, u eleminua nga kupa. Është shumë e rëndësishme përzgjedhja e lojtarëve. Rëndësi ka të dish të përzgjedhësh.

Sa do ndikoj ky eliminim edhe për sezonin e ri? 

Kur janë këto rezultate, krijohen situata. Aty duhet një punë e madhe, ajo që më bën përshtypje është se ka më shumë drejtues se futbollistë. Merkato, problemi i lojtarëve, ardhja e fubollistëve, eleminimi tregoi që Partizani nuk është aty ku duhet.

Shpëton Vllaznia, trembi pak pas humbjen 1-0 në sfidën e parë, por fituan me “poker” golash ndaj Daugavpils, si e pe Vllazninë në këtë përballje dyshe, të “ngroh” ky ekip?

Vllaznia ka ekip të mirë, reagoi mirë dje, kualifikimi ishte detyrim ndaj një rivali modest. Vllaznia e bëri detyrën, tani testi i vërtetë është Vikinguri i Islandës. Vikinguri është fotokopje e Breidablik. Janë ekipe kompakte, janë ekipe që nuk kanë investime të mëdha, por i përgatisin mirë ndeshjet.

Nga turi i dytë e nis Dinamo, luan kundër Atletic Esclades të Andorrës, mendon se është gati Dinamo për këtë aventurë në Evropë pas kaq shumë vitesh, besoj se kaq shumë fat sa Dinamo nuk mund të kishte….

Besoj se Dinamo ka nxjerrë mësime, besoj se do e vlerësoi në maksimum, ka edhe teknikun me përvojë, kjo ka shumë rëndësi. Them se Dinamo do e kalojë turin.

Duro, sot u hodh dhe shorti për sezonin e ri, si i vlerësoni ndryshimet e skemës, për hir të së vërtetës ke qenë një nga ato zërat kundër të skemës që u aplikua në dy sezonet e fundit…Çfarë impakti beson se do të ketë formula e re?

Reagim pozitiv për ndryshimin e skemës, të gjithë njerëzit e futbollit kanë qenë kundër. Besoj se është diçka normale edhe ky përgjysmimi i pikëve. Nuk ka mundësi që një ekip të jetë i pari gjithë kampionatin dhe në fund të zerohen pikët. Ky ndryshim ishte për mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga