
Dinamo
Skuadra e Dinamos është njohur me orarin kundër rivalit Atletic Escaldes nga Andorra, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë në Conference League, 16:00. Takimi do të mbahet në “Estadi FAF” të enjten e ardhshme.
Një nga problemet kryesore për ekipin e Ilir Dajës do të jenë kushtet klimatike, piku i vapës. Në letër, dinamovitët analizohen më favoritë për të avancuar në raundin tjetër të Conference League.
Ky impiant është inaguruar këtë vit, me 5.000 vende. Sfida e dytë do të mbahet në 31 korrik, në “Elbasan Arena”. Te kryeqytetasit pritshmërit janë të larta për të avancuar në raundin tjetër, aty ku edhe përfitimet financiare janë të rëndësishme.
Poll