Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U largua nga Vllaznia si “zotëri”, Kevin Dodaj do ta vazhdojë karrierën në Bullgari

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Vllaznia si “zotëri”, Kevin Dodaj do ta
Kevin Dodaj

Kevin Dodaj e mbylli aventurën tek Vllaznia në mënyrën më të mirë të mundshme. Talenti 19-vjeçar ishte protagonist ditën e djeshme në kualifikimin e shkodranëve në turin e dytë të Conference League.

Me një gol dhe një asist, Dodaj “mori për dore” ekipin e Martinit. Paraqitja e djeshme përballë skuadrës së Daugavpils, ishte e fundit për talentin shkodran me ngjyrat kuqeblu.

Siç e konfirmoi ditën e djeshme në intervistë për mediat, Kevin Dodaj do të vazhdojë karrierën në Bullgari. 19-vjeçar do të transferohet në klubin e CSKA Sofies.

“Bëhet fjalë për skuadrën e CSKA së Sofies, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Unë do të bëj maksimumin kudo që të shkoj dhe në çdo minutë që do të më jepet”, u shpreh Dodaj për mediat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga