Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Serie B në Kategorinë Superiore, Vora prezanton mesfushorin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Serie B në Kategorinë Superiore, Vora prezanton
Wallace Almeida

Vora për herë të parë në historinë e klubit, do të luajë në Kategorinë Superiore. Sezonin që lamë pas, qyteza e vogël pranë kryeqytetit u shpall kampione e Kategorisë së Parë dhe ka nisur nga puna në merkato për të përforcuar ekipin.

Pak më parë, Vora ka njoftuar për transferimin më të ri në ekip. Bëhet fjalë për Wallace Almeida i cili i është bashkuar “bluve” për të përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës.

Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin e tij me Volta Redonda në Serie B të Italisë për t’iu bashkuar vorakëve.

Njoftimi zyrtar i Vorës:

Mirë se vjen Wallace Almeida!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Wallace Almeida.

Almeida vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati Brazilian , ku së fundmi ishte pjesë e Volta Redonda. Më herët ka qenë pjesë e ABC FC dhe Chadormalu SC në superligen Iraniane.

Me tiparet e tij, Almedia do të forcoj edhe më tej repartin e mesfushës dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Almeidas dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga