
Kategoria e pare
Pas përfundimit të javës së 2-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.
Sinan Dani i ekipit të Burrelit është përzgjedhur si portieri më i mirë. Në mbrojtje rreshtohen katër lojtarët: Klevis Shaqe (Skënderbeu), Gëzim Krasniqi (Iliria), Rei Zaimi (Luftëtari) dhe Odirah Ntephe (Lushnja).
Mesfusha përbehet nga: Sokol Mziu (Korabi), Juan Jose Arango Aristizabal (Burreli) dhe Sander Kalaj (Laçi).
Në majën e sulmit qëndron Godswill Chinwendu i Besës, ndërsa krahët përbëhen nga Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Olsi Myrta (Laçi).
Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Stefano Senigagliesi.

Poll