Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta “blindon” mbrojtjen, mbërrin lojtari që fitoi titullin me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta “blindon” mbrojtjen, mbërrin lojtari që
Albi Doka

Teuta ka arritur të përforcojë repartin difensiv me transferimin më të ri në merkaton e verës. Albi Doka ka mbyllur aventurën me Skënderbeun që ra nga kategoria, për t’u bashkuar me durrsakët.

Mbrojtësi 28-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës së Teutës për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Njoftimi zyrtar i Teutës në rrjetet sociale:

Mirësevjen Albi Doka!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri. Doka i bashkohet "bluve" me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga