Futbolli në Evropë është pezulluar prej muajsh tanimë, ndërsa të shumta janë vendet që po shohin mundësinë e rifillimit të lojës më popullore në planet.
Nuk ka vetëm lajme pozitive në horizont, pasi Qipro ka pezulluar kampionatin duke e vendosur titullin dhe skuadrat pjemëmarrëse në tavolinë. Pas një diskutimi të Federatës së këtij shteti me klubet dhe një votimi mes tyre, 18 skuadra ishin pro pezullimit ndërsa vetëm AEK Larnaca dhe Anorthosis ishin pro vijimit të garës në fushë.
Asnjë skuadër nuk do të rrëzohet nga kategoria, ndërsa sezonin e ardhshëm kampionati do të rinisë me 14 ekipe. Omonia Nicosia, Anorthosis, APOEL dhe Apollon Limasol.
Vendimi për pezullimin e kampionatit erdhi edhe pas diskutimeve me qeverinë dhe kërkesave për një gjë të tillë nga grupi i ekspertëve vendas.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.