
Ivan Perisic
Ivan Perisic do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të PSV Eindhoven. Pavarësisht interesimin konkret nga skuadra e Barcelonës, kroati ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Holandë.
Perisic ka firmosur me PSV-në një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Vlen të përmendet se ai u mor falas nga ekipi holandez në shtator të vitit 2024, kur kroati mbylli aventurën me Hajduk Split.
Në sezonin që lamë pas, 36-vjeçari bëri mjaft mirë. Ivan Perisic mori pjesë në 39 ndeshje dhe ia doli që të shënonte plot 16 gola dhe të asistonte në 11 të tjerë.
Poll