Norwich do të luajë në orën 21:00 sfidën e javës së 42-të të Championish në Angli. Vendasit kryesojnë kampionatin me 90 pikë dhe me humbjen e Watford ditën e sotme janë zyrtarisht kampion dhe ngjiten në Premier League.
Sfida ndaj Bournemouth do të jetë festë për vendasit që pas vetëm një sezoni në Championship rikthehen për të luajtur në Premier League. Norwich bëri një sezon perfekt duke fituar 27 ndeshje, 9 barazim dhe vetëm 5 humbje, ndërsa nga mbyllja e sezonit mungojnë ende edhe 4 ndeshje përveç sfidës së sotme.
-- Norwich City FC (@NorwichCityFC) April 17, 2021

Poll