ZYRTARE/ Numri “8” ka një pronar të ri, Liverpool prezanton talentin 76 milionë eurosh
Shkruar nga NEWSPORT
Dominik Szoboszlai është një lojtar i Liverpool-it, me Reds që konfirmojnë se transferimi prej 76 milionë eurosh është përfunduar.
Mesfushori ofenisv 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare në Anfield. Jurgen Klopp e kishte vendosur si objektiv kryesor në merkato afrimin e një lojtari që luan mes linjave dhe hungarezi u pa si profile i duhur ndërsa alternativë ishte edhe Mason Mount.
Szoboszlai zhvilloi 91 paraqitje me Leipzig dhe arriti të shënojë 20 gola e të dhurojë 22 asiste ndërsa në karrierë numëron 226 ndeshje me rekordin, 64 gola dhe 73 asiste. Një lojtar mjaft i talentuar i cili ka vendosur të mbajë veshur fanellën me numër 8 të legjendës Steven Gerrard.