Milik është lojtari më i ri i Marsejës. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi francez, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi largohet nga Napoli, teksa bëhet fjalë për një huazim 18 mujor me blerje të detyrueshme.
26 vjeccari polak ka një CV të pasur, teksa ka luajtur për ekipi si Ajax, Leverkusen dhe Augsburg. Me interes të madh pritet të shihet se si do jenë përformancat e tij me ekipin e ri, tanimë larg Italisë. Milik do debutojë që këtë fundjavë, në sfidën mes Marsejës dhe Monaco, e programuar të luhet nesër.