Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Nuk arriti që siguronte qëndrimin në Bundesliga, vjen largimi i parë nga klubi gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk arriti që siguronte qëndrimin në Bundesliga, vjen
Schalke 04 nuk arrit të siguronte qëndrimin në Bundesliga, ku u rikthye sërish në një kategori , më poshtë vetëm pas një viti në elitë. Pas kësaj në klub kanë fillluar edhe firot e para. Ditën e sotme Schalke ka njoftuar se sulmuesi është larguar nga klubi duke u transferuar në Copenhagen. Bëhet fjalë për sulmuesin Jordan Larsson. 25-vjeçari është huazuar në merkaton e janarit te klubi danez. Në Bundesliga Larsson u aktivizua në total në 11 ndeshje ku nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Pas kalimit në Danimarkë, sulmuesi suedez u aktivizua në 5 ndeshje dhe arriti të shënonte 1 gol. Tashmë Copenhagen ka blere përfundimisht kartonin e tij. Njoftimi është bërë i ditur nga klubi Gjerman me anë të një postimi në Twitter. "Jordan Larsson tani po bën një lëvizje të përhershme në Copenhagen.  Gjithë të mirat për të ardhmen tënde, Jordan!", ka shkruar Schalke. 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga