Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Një muaj në provë, portieri 26-vjeçar bind skuadrën e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT

Steven Hoffman ka bindur skuadrën e Llapit. Pas një muajsh në provë portieri nga Afrika e Jugut ka bindur skuadrën e Superligës së Kosovës dhe ditën e sotme ka firmosur kontratën për sezonin 2020/21. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kosovar në faqen zyrtare teksa bën me dije edhe detajet. Hoffman do të jetë gati për skuadrën që në ndeshjen e nesërme ndaj Besës dhe ka zgjedhur fanellën me numrin 36-të.

Postimi i Llapit:

Steven Hoffman pjesë e familjes bardh e kaltër në vazhdim të edicionit 2020/21

Portieri 26 vjeçar me eksperiencë ka zgjedhur të përfaqësoj KF Llapin në këtë edicion.

Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare me të.

Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Ëits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet që nga ndeshja e nesërme ndaj Besës!

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga