Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nga Suedia në Kosovë, skuadra kampione gjen trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Suedia në Kosovë, skuadra kampione gjen trajnerin e ri

Feronikeli nuk humbet kohë dhe pak minuta më parë ka bërë zyrtare trajnerin e ri të skuadrës. Pas largimit të Dejan Vukicevic nga drejtimi I skuadrës, kampionët e vendit I kanë besuar postin Agim Sopit. Ditën e sotme tekniku I ri është prezantuar me skuadrën dhe ka kryer stërvitjen e parë me lojtarët. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Postimi I Feronikelit:

FC Feronikeli njofton se Agim Sopi, është caktuar si kryetrajner i skuadrës, pas largimit nga kjo pozitë e Dejan Vukicevic.

Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në "Rexhep Rexhepi".

Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017.

Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona.

Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.

Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga