
Rocco Vata, djali i ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka firmosur kontratën e parë si profesionist me Celtic. 15-vjeçari shihet si një lojtar premtues për të ardhmen dhe te skuadra skoceze kanë vendosur t'i ofrojnë një kontratë 3 vjeçare.
Rocco Vata është pjesë e ekipit të moshave dhe falë paraqitjeve pozitive është grumbulluar edhe nga Kombëtarja irlandeze. Në këtë mënyrë, Rocco Vata po ndjek gjurmët e babait të tij që është aktivizuar me Celtic në vitet 1993-1996.
Delighted for our bhoy Rocco Vata signing his 3 year Pro contract with Celtic today..Keep working hard son and follow your dreams pic.twitter.com/cmZeEqB02N
— AnnFrances Murray (@AnnFrancesMurr3) July 8, 2021
Poll