ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet tek ekipi turk
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka mbyllur aventurën e tij në Itali dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën në SuperLigën turke.
Veseli u largua nga klubi italian i Beneventos vetëm pas një viti dhe vendosi që të transferohet tek klubi turk i Karagumruk. Lajmin e këtij transferimi dhe zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi nga Turqia nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëseardhjen.
Kujtojmë që më parë Veseli ka luajtur edhe për Manchester City, Manchester United, Ipswich, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans dhe Salernitana.
30-vjeçari duket i gatshëm për aventurën e re me shpresën se do të kapë formën e tij më të mirë dhe të jetë një pikë kyçe për ekipin e Sylvinhos.