Izair Emini i ka dhënë fund aventurës së tij me Vorska Sporta ku luajti dy vitet e fundit. Kur ishte ende në kërkim të një klubi dhe interesi për të ishte i lartë nga skuadrat maqedonase ditën e sotme ai ka shuar dilemat e tij.
Ka qenë vetë futbollisti që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Futbollisti ka pubikuar 2 foto të cilat i ka shoqëruar më diçiturën “Klubi i ri Besa Dobërdll”. Në foto shfaqet lojtari ku mban në duar fanelën e Besa Dobërdoll.
Këta të fundit militojnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që 37-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Kukësit me të cilin luajti për 1 vit e gjysëm. Sulmuesi u transferua në janar të 2016 dhe qëndroi deri në fund të sezonit të 2017-ës.
[caption id="attachment_698873" align="alignnone" width="599"] Postimi i Izair Eminit[/caption]