Tashmë është zyrtare. Ivan Perisic është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit bavarez, ku ka postuar një foto të nënkampionit të botës nën prezencën e drejtorit sportiv dhe atij të deleguar të gjigantit gjerman.
30 vjeçari kalon në "Allianz Arena" në formulën e huazimit, me të drejtë blerje prej 25 milionë euro. Ky operacion do i kushtojë në total, 30 milionë euro arkave të kampionëve të Bundesligës.

Poll