
Massimiliano Allegri paraditen e sotme ka patur një takim me drejtuesit e ekipit ku kanë diskutuar për të ardhmen e trajnerit. "Tuttmercatoweb" informon se palët kanë arritur një akord pozitiv mes tyre dhe italiani do të jetë nën drejtimin e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Këtë sezon që sapo u mbyll nën drejtimin e tij Juventusi arriti të fitojë kampionatin dhe Kupën e Italisë. Objektivi më i rëndësishëm për "Zonjën e Vjetër" në sezonin e ardhshëm do të jetë triumfi në Champions League.
Poll