Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ La Partizanin dhe i mbushi arkën, Zoran Zekic prezantohet tek Osijek

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ La Partizanin dhe i mbushi arkën, Zoran Zekic prezantohet tek

Zoran Zekic është zyrtarisht trajneri i ri i Osijek. Vjen më në fund konfirmimi i klubit kroat i cili e kërkoi me ngulm nga Partizani. Osijek pagoi në arkat e klubit të kuq plot 100 mijë euro, një rekord për futbollin shqiptar që për herë të parë shet edhe një trajner.

Zekic u emërua në krye të kampionëve të Superiores këtë verë dhe i drejtoi 16 herë kampionët e vendit në një aventurë të suksesshme në Europë ku kapën edhe Play-Off të Conference League, por u eliminuan nga Astana.

Zekic merr kështu detyrën e re që e kërkoi me ngulm ndërsa Partizani është ende në kërkim të teknikut të ri përpara derbit me Tiranën, më 19 tetor. Emri i piketuar nga presidenti Gaz Demi është Fatih Tekke, siç raportoi Neësport.al ditën e sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga