
Federata Spanjolle e Futbollit, Liga sportive dhe institucionet qeveritare në gadishullin iberik kanë marrë vendimin se La Liga do të startojë në 11 qershor. Pas shumë diskutimeve, vendi që është ndër më të prekurit me Covid-19 në Europë, ka zyrtarizuar datën e rinisjes.
Kampionati ka rezervuar sfidën derbi mes Sevillas dhe Real Betis, një ndeshje që gjithmonë ka dhuruar emocione. Gjithashtu, në takimin e sotëm ku u caktua edhe data e rinisjes, është paparë që sezoni të përfundojë në 19 korrik, nëse gjithçka shkon sipas planit. Ndeshjet, ashtu si në të gjitha vendet evropiane do të zhvillohen pa tifozë.
Poll