
Franck Kessie është lojtar i Barcelonës deri në verën e 2026. Mesfushori la Milanin dhe bashkohet me katalanasit si transfer i lirë. 500 milionë euro është klauzola e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, me Barçën që ka marrë muskuj në mesin e fushës.
Të mërkurë në 6 korrik lojtari do dalë para medieve për prezantimin zyrtar. I rritur te moshat e Atalantës, Kessie tregoi nivel të lartë në Serie A, aty ku në tre sezonet e fundit shkëlqeu te Milani në rikthim.
Tanimë me Xavin që e sheh si pikë fikse në mesin e fushës, Kessie ka mbi shpatulla barrën e fanellës së Barcelonës, me klubin që pret shumë nga ai.
Poll