
Aurelio Andreazzoli është trajner i Empolit. Zyrtarizimi ka ardhur nga Klubi i Serie A, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 67 vjeçari italian ka qënë edhe më parë në krye të kësaj skuadre, në sezonet 2017-2018 dhe 2018-2019. Sa i përket eksperiencave të tjera, mund të përmendet Genoa.
Kontrata e nënshkruar është 1 vjeçare, por nëse gjërat shkojnë mirë, mund të rinovohet.
Empoli u ngjit këtë edicion në elitë dhe do të luajë me më të mirët. Synimi është qëndrimi dhe pas ardhjes së Andreazzolit, fokusi është te merkatoja. Kujtojmë që për këtë skuadër aktivizohet edhe Nedim Bajrami.
Poll