Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Klubi i Superligës me president të ri, pritet arritja e marrëveshjes edhe me trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superligës me president të ri, pritet arritja e

Prej ditësh u fol se skuadra e Superligës së Kosovës, Vllaznimi kishte shfaqur interes për Agim Canën si president të ri të klubit. Agimi është i ati i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Mësohet se tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Agim Cana është zyrtarisht presidenti i klubit të Vllaznimit  të Gjakovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjakovar në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

"Më në fund arriti lajmi "bombastik". Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Shkelzen Gashi (ish-kryetari) do të mbetet President Nderi", shkruhej në njoftimin e publikuar nga klubi.

Ndërkohë që klubi është në kërkin edhe të një trajneri të ri, emri më i përfolur për arritjen e një marrëveshjeje është Barbyl Sokoli, i cili me shumë mundësi mund të drejtojë skuadrën gjakovarë për pjesën e mbetur të kampionatit.

[gallery columns="1" size="full" ids="192104"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga