
Osasuna nuk do të luajë në edicionin e ardhshëm të Conference League. As Komiteti i Apelit i UEFA-s nuk e shpëtoi klubin spanjoll nga një vendim i marrë më 23 qershor për shkak të trukimit të ndeshjes dhjetë vjet më parë.
Klubi spanjoll nëpërmjet një dekalrate në kanalin zyrtarë ka thënë se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Në vendimin e pubikuar nga UEFA thuhet se skuadra që do të zëvëndësojë Osasuan do të jetë Athletic Bilbao.
Bilbao u rendit në vendin e 8-të në La Liga dhe tashmë do të gëzojë të drejtën të luaj në fazën e Play-Off në Conference League.
“Komiteti i Apelit i UEFA-s vendosi sot të përjashtojë klubin Atlético Osasuna nga Liga e Konferencave 2023/2024, duke përsëritur mendimin fillestar të inspektorëve nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Klubi Atlético Osasuna nuk pajtohet plotësisht me kriteret e UEFA-s apo hetimin e kryer dhe i vjen keq për mesazhin e gabuar që UEFA po i dërgon botës së futbollit, duke ndëshkuar ata që ekspozojnë korrupsionin. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion për të kundërshtuar UEFA-n dhe për t'i dhënë fund asaj që ne e konsiderojmë shkelje të rëndë të të drejtave tona”, ka shkruar UEFA në deklaratën e saj.