
Sampdoria është zyrtarisht e rënë nga kategoria. Humbja e sotme me Udinesen i dha shkelmin e fundit ekipit nga Xhenova të cilën tashmë as matematika nuk i jep më shpresë. Në vendin e fundit në renditje, 13 pikë larg vendit të 17-të kur mbeten vetëm 12 pikë në lojë, Sampdoria përjeton një nga momentet më të këqija në historinë e klubit.
Vetëm 4 herë të tjera kanë rënë në Serie B: 1966, 1977, 1999 dhe e fundit në vitin 2011. Pas 12 vitesh, tashmë duhet të luajnë për herë të pestë në nivelin e dytë për nga rëndësia në futbollin italia. Edhe sezonin e fundit ishte shumë pranë rënies porn ë javët e fundit ja dolën mes shumë sforcosh të mbijetonin.
Poll