
Mainz ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me Anwar El Ghazi. Ky i fundit u shpreh që është PRO Palestinës, gjë që e ka komunikuar shpesh edhe me anë të rrjeteve sociale.
Por klubi gjerman ka marrë vendimin për ta larguar atë duke i ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme. Ai u ribashkua me ekipin pas pezullimit të parë, por edhe pas rikthimit ai u shpreh që nuk i vjen keq që ka treguar mbështetjen e tij për Palestinën.
El Ghazi u transferua nga PSV tek Mainz në merkaton verore të këtij viti, teksa me këta të fundit ka luajtur vetëm një ndeshje.
Poll