
Newcastle United ka bërë një merkato mjaft interesante duke shpenzuar miliona. Një nga blerjet më të bujshme ka qenë Tonali nga Milani.
Kujtojmë që ekipi anglez pagoi plot 80 milionë euro për shërbimet e mesfushorit italian. Një blerje që deri më tani ka rezultuar mjaft efektive.
Por Newcastle ka vazhduar merkaton dhe pikërisht tek Milani. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi anglez ka njoftuar se ka arritur të transferojë mbrojtësin irlandez, Cathal Hefernan.
18-vjeçari i cili sezonin e shkuar është aktivizuar me Milanin U-18, këtë sezon do të luajë me Newcastle U-21. Mbrojtësi shihet si një lojtar me potencial të lartë nga drejtuesit anglez.
Poll