Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rinovimi i Kenan Yildiz “ka ngecur”, gjiganti i Premier League provon të përfitojë

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovimi i Kenan Yildiz “ka ngecur”, gjiganti i Premier League
Kenan Yildiz

Diçka që klubet e tjera mund të kenë zili te Juventusi është padyshim Kenan Yildiz. Djaloshi i talentuar turk ka bërë një nisje të sezonit në mënyrë mjaft të mirë duke u bërë protagonist dhe lider te “Zonja e Vjetër”.

Por Yildiz ndoshta nuk do të jetë për shumë gjatë tek Juventusi. Klubi italian dhe sulmuesi 20-vjeçar janë pro një rinovimi të kontratës përtej vitit 2030 në të cilën skadon aktualja.

Megjithatë, negociatat ende nuk kanë nisur dhe Juventusi është në panik. Yildiz i cili aktualisht fiton 1.5 milionë euro plus bonuse, kërkon që paga e tij të rritet deri në 6 milionë euro.

Bardhezinjtë ende nuk e kanë dhënë dritën jeshile për rritjen e pagës së turkut. Chelsea nga ana tjetër adhurues të Yildiz, po presin vetëm një mosëmarrëveshje për të transferuar 20-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu