Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“U dorëhoqa disa herë”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ZBULON të pathënat: Presidentit i rekomandova këtë trajner…

Shkruar nga NEWSPORT
“U dorëhoqa disa herë”, ish-trajneri i Kombëtares
Edy Reja

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja flet shpeshherë për futbollin italian. Tekniku 79-vjeçar ka treguar së fundmi për marrëdhëniet që kishte me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe atë të Atalantës, Antonio Percassi.

“Dhashë dorëheqjen disa herë, por pastaj gjithçka u kthye në vend brenda 24 orëve me një telefonatë të thjeshtë. Presidenti është i tillë. Por është një njeri i jashtëzakonshëm dhe një menaxher jashtëzakonisht i aftë. Ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”, tha fillimisht ish-i i Kombëtares shqiptare për De Laurentiis.

Më pasi, Reja u ndal tek kreu i Atalantës, madje tregoi se ishte pikërisht ai vetë, i cili sugjeroi Gasperinin për trajner pasues.

“Percassi? Një sipërmarrës i madh, njohës i shkëlqyer i futbollit, pasi ka qenë vetë lojtar. Ka ndërtuar një mrekulli te Atalanta”, tha Reja.

Cikli që u kthye në fitues me Gasperinin?

“Po, është e vërtetë. Por pastaj ishte vendimtare ardhja e Gasperinit. Ishte unë ai që ia rekomandova Percassit. Ata po negocionin me Maranin. Unë e kisha pasur si lojtar te Pescara dhe isha i bindur se mund të ishte personi i duhur. Më dha të drejtë? Më shumë se kaq. Mendoj se ajo që ai ka bërë nuk është kuptuar plotësisht. Ai ka qenë një inovator, në të njëjtin nivel me Sacchin. Solli një mënyrë të re loje. Jashtë Italisë e kanë studiuar me kujdes dhe më pas e kanë kopjuar. Do të bëjë mirë edhe me Romën”, u shpreh Reja për Gasperinin.

Poll

Lexo gjithashtu