
Milik & Vlahovic
Akadiusz Milik është jashtë fushave të blerta për gati 500 ditë. Sulmueis i Juventusit nuk luan që prej 7 qershorit të vitit të kaluar, pasi pësoi një dëmtim në gju në sfidën mes Polonisë dhe Ukrainës.
Që prej asaj dite, Milik vijon fazën e rikuperimit, por pa dhënë asnjë sinjal rikthimi edhe pas një viti e disa muajsh. Situata e sulmuesit polak duket se i ka sosur durimit klubit bardhezi që po mendon të mbyllë bashkëpunimin me të.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi ka menduar ta largojë Milik në huazim në janarin e vitit të ardhshëm ose të ndërpresë kontratën që skadon në vitin 2027. Bardhezinjtë e blenë kartonin e tij nga Marseille për 7.3 milionë euro.
Poll