
Italia duket se do t'i rikthehet normalitetit sa i takon futbollit. Institucionet përkatëse dhe Liga sportive kanë vendosur datën 20 qershor për rinisjen e Serie A dhe ligave të tjera, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë.
Në takimin e fundit, mes palëve është dakordësuar edhe periudha e merkatos, ose dritarja e transferimeve. Nga 1 shtatori deri në 5 tetor është periudha e parashikuar për transferimet e "verës", ndërsa pritet që Seria A të rinisë me ethet e kryesuesve për fitimin e trofeut.
Poll