Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Jo vetëm Busquets, një tjetër legjendë do të largohet nga “Camp Nou”, Barça: Faleminderit!

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Jo vetëm Busquets, një tjetër legjendë do të
Sergio Busquets zyrtarizoi pak javë më parë edhe largimin e tij  nga Barcelona në fund të këtij sezonit. Mesfushori do të ndajë rrugët me katalanasit pas 18 vitesh pjesë e tyre. Por Busquets nuk do të jetë i vetmi. Një tjetër legjendë e klubit spanjoll do të largohet nga “Camp Nou”. Fjala është për Jordi Alban, i cili sipas “Sport”  bëhet e ditur se ka pranuar një ofertë nga Al Hilal në Arabinë Saudite. Pas 11 vitesh dhe 18 trofeve të fituar, Joirdi Alba vendos të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Zyrtarizimin e largimit të Albas e ka bërë Barcelona që e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë. Po sipas mediave në fjalë bëhet e ditur se Alba dhe Busquets pritet të luajë sërish sëbashku, por këtë herë në Arabi te Al Hilal, skuadër që këmbëngul edhe për transferimin e Lionel Messit.  
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga