Kadri Birja nuk do jetë më pjesë e FC A&N në Kosovë. Gardiani ka dhënë lajmin e largimit në rrjetet e tij sociale, teksa mos arritja e objektivit për t'u ngjitur në elitën e futbollit duket se është edhe shkaku I largimit.
31 vjeçari u bashkua në janarin e këtij viti me ekipin e ligës së parë të Koosvës, ku luajti për pesë muaj. Pjesë e disa skuadrave me emër në Shqipëri, Birja duket se është gati për aventurën e re, teksa ka falendëruar skuadrën kosovare.
Më herët gardiani ka mbrojtur portën e Partizanit, Luftëtarit, Dinamos apo edhe Korabit në Shqipëri. "Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit FC A&N. Falenderoj presidentin për mundësinë dhe korrektesën e treguar ndaj meje. Falenderoj stafin teknik për profesionalizmin. Ju uroj suksese në objektivat tuaja për në Superligë", shkruan Birja.
