Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Ish klubi i Armando Brojës konfirmon trajnerin e ri, nga një ligë më e ulët ngjitet në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT

Southampton ka konfirmuar trajneri, Nathan Jones si pasuesin e ri të Ralph Hasenhuttl. Uellsiani Jones, 49 vjeç, është larguar nga skuadra e Championship, Luton Town për të marrë pankinën e klubit në Premier League duke nënshkruar një kontratë për tre vite e gjysmë.

Hasenhuttl, i cili ishte në krye për gati katër vite u shkarkua të hënën pas humbjes 4-1 të së dielës nga Newcastle.

“Jam vërtet krenar që më është dhënë kjo mundësi. Unë di shumë për klubin që nga koha e “The Dell” deri tek ardhja këtu në “St Mary's”, dhe është një klub i mrekullueshëm futbolli". u shpreh në fjalën e tij të parë, Nathan Jones

Hasenhuttl u shkarkua pas një serie prej një fitoreje në nëntë ndeshje, me Southampton në vendin e 18-të në Premier League.

FOTO:

[caption id="attachment_666773" align="alignnone" width="300"] Nathan Jones[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga