
Interi ka firmosur me Rubin Gosens. Klubi zikaltër ka gjetur marrëveshjen e duhur me Atalantën dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Formula e transferimit është huazim me detyrim blerje.
Mbrojtësi anësor ka kryer sot vizitat mjekësore dhe tashmë prej nesër do fillojë të stërvitet për t’u rikthyer sa më në formë, pasi vjen prej një dëmtimi.
Gosens ka luajtur 32 ndeshje në edicionin e kaluar në Bergamo, ku ka shënuar 11 gola. Sa i përket assisteve, mbetemi në kuotënm e 6 assisteve. Ky transferim ishte dëshirë e Inzaghit.
Poll