
Nga Premier League është larguar Andi Zeqiri. Sulmuesi shqiptar ka mbyllur aventurën e tij me Brighton dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në belgjikë.
Zeqiri ka firmosur kontratën me Genk, ku do të synojë të jetë protagonist. Me skuadrën angleze ka luajtur në 13 ndeshje ku ka shënuar edhe 1 gol. 24-vjeçai nuk ka mundur të lërë gjurmë në Angli, ndërsa synon të gjejë formën e tij më të mirë në kampionatin belg.
Lojtari që përfaqëson Zvicrën në garat ndërkombëttare ka firmosur për 3 vite me skuadrën belge.
Poll