
Amir Rrahmani ka bërë hapin e madh dhe sigurisht më të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka bërë zyrtar faktin që tashmë flitej prej kohësh, kalimin e tij në Itali te Verona. Konfirmimi vjen prej një fotoje ku ai shfaqet me ish- mbrojtësin e kombëtares shqiptare që tani është menaxheri i tij, Ardian Aliaj. Të dy ata mbajnë në duar shallin e skuadrës ku do të luajë qëndermbrojtësi.
Kujtojmë që nga sezoni 2013 deri në 2015 shtatlarit ka luajtur dhe me Partizanin dhe ky është një motiv krenarie për Superligën Shqiptare që lojatrë qe më parë kanë luajtur në kampionatin tonë tani do të përballen me kundërshtarë të kalibrit botëror. Kujtojmë se akordi për kalimin e tij në Itali është arritur për rreth 2 milionë euro.