Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka bindur me paraqitjet e fundit, Igli Tare nis punën për rinovimin e lojtarit të Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka bindur me paraqitjet e fundit, Igli Tare nis punën për rinovimin e
Saelemaekers & Leao

Me paraqitjet në sezonin e ri për Milanin dhe Belgjikën, Alexis Saelemaekers duket se ka fituar besimin e kuqezinjve. Igli Tare po punon tashmë për të “blinduar” në ekip mesfushorin belg.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani është i kënaqur me paraqitjet e 26-vjeçarit dhe kërkojnë të rinovojnë kontratën me të deri në vitin 2029 ose 2030. Kontrata aktuale e Saelemaekers skadon në qershorin e vitit 2027.

Aktualisht paga e anësorit belg është 1.5 milionë euro, por me rinovimin e mundshëm mund të rritet dyfish. Në tre ndeshjet e fundit, Saelemaekers ka dhënë një asist me Milanin dhe 3 në kombëtaren belge.

Gjithashtu, mesfushori belg është një lojtar që përshtatet shumë në formacionin 3-5-2 që preferon trajneri Massimiliano Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu