
Mike Maignan
Situata e Mike Maignan në kampin e Milanit është “në ajër”. Momentalisht portieri francez është i dëmtuar dhe në dyshim për ndeshjet e ardhshme, por çështja çalon edhe në kontratën e tij.
Rinovimi i kontratës së Mike Maignan me Milanin nuk është në rrugën e duhur, ndërsa klubi tashmë po mendon për një emër të ri. Në listën e Igli Tares së fundmi është shkruar emri i Zion Suzukit.
Siç raportojnë mediat italiane, portieri i Parmës mund të jetë pasardhësi i francezit në rast largimi nga Milani. Kontrata e Maignan me Milanin skadon vitin e ardhshëm dhe situata e tij është ende e paqartë.
Poll