
Galatasaray po rikthehet në traditë. Dy goditje të mëdha në këtë merkato për ekipin e Galatasaray, Lucas Torreira dhe Dries Mertens janë zyrtarizuar ditën e sotme tek turqit. Ekipi po kërkon të sjellë përsëri shkëlqimin e viteve të arta në arenat Europiane.
Sezonin që lamë pas mund të themi që shënoi një ndër vitet më të errëta për klubin. Me vetëm 52 pikë në venditn e 13-të, një dështim që “shkundi” drejtuesit e klubit. Çdo gjë duket se po ndryshon dhe një projekt i ri po vjen në jetë.
Tifozeria ka paralajmëruar se dy yjeve të kampionatit Italian do t’u bëhet një pritje madhështore, por kjo pritet për t’u parë. Klubi ka bërë me dije në rrjetet sociale afrimin e dy lojtarëve, priten fotot e para zyrtare.