
Geri Selita është lojtari më i ri i Egnatias. Pas aventurës te Partizanit, mesfushori 21-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij te rrogozhinasit, që kanë qenë klubi më aktiv në këtë merkato vere.
Selita ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e Egnatias dhe do të jetë një vlerë e shtuar në organikën e ekipit rrogozhinas, që nuk duket se ka ndërmend të ndalojë në këtë merkato sa i takon afrimeve.
Njoftimi i FK Egnatia:
“Geri Selita vishet bardhejeshil. Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me mesfushorin e talentuar Geri Selita. 21-vjeçari do jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin 2022/2023. Mirësevjen Selita”, shkruhej në njoftimin e Egnatias.
Poll